Futet në lokal jo si klient, ja pse u arrestua 40-vjeçari lushnjar

Kronikë e zezë

Futet në lokal jo si klient, ja pse u arrestua 40-vjeçari lushnjar

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 08:56
Ilustrim

Një 40-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Lushnjes pasi akuzohet për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan Bledar Biba, 40 vjeç.

Ai u arrestua pasi gjatë natës, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, ka vjedhur lokalin e A.M, 29 vjeç, banues në Lushnje.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 televizorë dhe 2 njësi kompjuterësh.

Ai do të hetohet më tej nga Prokuroria e Lushnjes për veprën penale "Vjedhje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat