Shfrytëzonte njerëz për kërkim lëmoshe, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Shfrytëzonte njerëz për kërkim lëmoshe, një i arrestuar

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 10:23
Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin që i njëjti ka shfrytëzuar persona të ndryshëm për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe.

Si viktima të trafikimit janë identifikuar tre meshkuj K/Shqiptarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ka njoftuar Policia./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat