Aksident i rëndë, vdes Hoxhaj

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, vdes Hoxhaj

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 19:21
Durrës

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është verifikuar pasditen e kësaj të shtune në fshatin Xhafzotaj, në Durrës.

Nga të dhënat e fundit rezulton se janë përplasur dy makina, një “Benz” me targë “AA 484 MJ” dhe një makinë “BMW”. 

Burime policore bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi me inicialet Redi Hoxhaj, 34 vjeç, drejtues i “BMW”-së me targë AA 969 DN. 

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendin e ngjarjes, agjentë të Qarkullimit Rrugor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat