Atentat në Vlorë, raportohen dy të plagosur

Kronikë e zezë

Atentat në Vlorë, raportohen dy të plagosur

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 10:06
Ilustrim

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku nga të dhënat e para dyshohet për dy të plagosur.

Dy të plagosurit kanë qenë brenda në automjet Mercedes Benz në momentin e të shtënave, teksa po dilnin dilnin nga një pikë karburanti.

Mësohet se në drejtim të “Benzit” është qëlluar nga një tjetër automjet. Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 20 gëzhoja kallashnikovi.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve, por mësohet se gjendja e tyre është në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij krimi. Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes kanë bërë të ditur se autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat