Triller erotik në Prizren: Femra josh mashkullin me akullore, arrestohet

Kronikë e zezë

Triller erotik në Prizren: Femra josh mashkullin me akullore, arrestohet

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 19:45
Ilustrim

Në Prizren është arrestuar një shtetase e Shqipërisë me inicialet H.D mbi bazën e dyshimit se e njëjta me datën 07 gusht, në pastiçeri të një qendre tregtare e kishte joshur një të ri për akullore në të cilën me gjasë i kishte hedhur qetësues dhe më pas e kishte shoqëruar në një dhomë hoteli.

Sipas Policisë, pas pak viktima kishte humbur vetëdijen, ndërkaq e dyshuara ia kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme të parave dhe telefonin mobil dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, është bërë e ditur se e njëjta kishte kryer edhe një rast të ngjashëm në Prizren.

Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të ndalent nën masën e arrestit.

Hetuesit besojnë se e dyshuara e këtij rasti mund të ketë kryer edhe raste tjera por që nuk janë raportuar në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat