Tri femra dhe një mashkull arrestohen, pasi dërguan drogë në burg

Kronikë e zezë

Tri femra dhe një mashkull arrestohen, pasi dërguan drogë në burg

Nga: Bota sot Më: 3 tetor 2017 Në ora: 11:12
Ilustrim

Tri femra dhe një mashkull janë arrestuar dje për posedim të substancave narkotike.

Femrat e arrestuara, dy janë shtetase të Shqipërisë dhe njëra shtetase e Kosovës dhe mashkull është shtetas i Shqipërisë.

Ata janë arrestuar pasi njëjtit dyshohet se kanë futur në dhomën e vizitave në burg një sasi prej 2.9 gramë substancë narkotike. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat