Hidhet nga shkëmbi në lumë, humb jetën përmetarja

Kronikë e zezë

Hidhet nga shkëmbi në lumë, humb jetën përmetarja

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 18:21
Policia shqiptare

Një 44-vjeçare nga Përmeti është gjetur e mbytur pa shenja dhunë, në lumin e Vjosës. Mësohet se i kishte thënë familjarëve se do dilte të blinte diçka por nuk është kthyer më.

Nga kërkimet e realizuara është gjetur trupi i saj i pajetë në lumë. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se 44-vjeçarja në kushte të depresionit është hedhur nga shkëmbi në lumin Vjosë.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 02.10.2017, në lumin Vjosë, është gjetur e mbytur pa shenja dhune, shtetasja V.J vjeç 44, banuese në Përmet. Nga veprimet e kryera rezulton se, në depresion, pranë qytetit, është hedhur nga shkëmbi në lumin Vjosë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat