Sekuestrohen dy armë në Prizren

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë në Prizren

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 19:00
Ilustrim

Rreth orës 17:53 minuta, një patrullë e policisë së Dragashit, gjatë patrullimit në afërsi të fshatit Bresanë e kanë pikasur një njeri të armatosur.

Pas ndalimit të tij dhe legjitimimit, është bërë e ditur se i dyshuari kishte dalë për gjah me një pushkë M-48 për të cilën nuk kishte leje për posedim. Arma me tre fishekë është sekuestruar, ndërkaq prokurori i shtetit ka sugjeruar që rasti të procedohet me procedurë të rregullt.

Po ashtu,  sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Rruga e Shkronjave” në Prizren është sekuestruar një pistoletë e llojit “Bereta”. Pistoleta është sekuestruar nga hetuesit  kundër dogës ndërsa rasti është proceduar nga hetuesit e Policisë së Prizrenit. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar pasi i është gjetur një sasi e substancave narkotike në paketime të gatshme për shitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat