Durrës, sekuestrohen 90 telefona mobilë dhe 130 bizhuteri

Kronikë e zezë

Durrës, sekuestrohen 90 telefona mobilë dhe 130 bizhuteri

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 19:42
Ilustrim

Policia e Durrësit sot ka realizuar me sukses operacionin e koduar “Phones& Jewellery", gjatë të cilit kanë sekuestruar telefona mobilë dhe bizhuteri të ndryshme, si dhe ka proceduar penalisht pesë shtetas.

Me këtë rast janë proceduar penalisht shtetasit Gj.M. 38 vjeç, E.E. 32 vjeç, L.Rr. 48 vjeç, B.G. 45 vjeç dhe E.S. 31 vjeç, që të gjithë banues në Durrës.

Në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore, gjatë kontrollit të ushtruar në Sheshin “Pranvera" shtetasve Gj.M., E.E., L.Rr. dhe E.S. janë konstatuar duke tregtuar telefona mobilë të markave të ndryshme dhe aksesorë telefonash pa dokumentacion.

Shtetasi B.G. u kap duke treguar bizhuteri të ndryshme, bizhuteri pa dokumentacion përkatës.

Në cilësinë e provave janë sekuestruar 90 telefona celularë të markave të ndryshme, 150 aksesorë telefonash celularë dhe 130 bizhuteri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat