Shqiptarja humb portofolin sa shkon në Itali, ja çfarë mesazhi merr në “Facebook”

Kronikë e zezë

Shqiptarja humb portofolin sa shkon në Itali, ja çfarë mesazhi merr në “Facebook”

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 15:39
Ilustrim

Një 20-vjeçare shqiptare e cila kishte shkuar në Itali që të takonte të vëllanë, është gjendur para një situate të vështirë, por që në fund përfundoi gjithçka mirë.

Shtetasja shqiptare kishte humbur kuletën brenda të cilës kishte 500 euro si dhe dokumentet e tjera. Por fatmirësisht portofolin e ka gjetur një pensionit italian, i cili pa u menduar dy herë e ka dorëzuar atë në polici.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja është regjistruar në San Fruttuoso të Gjenovës. Pasi pensionisti kishte dorëzuar kuletën në polici, kjo e fundit kishte arritur të komunikojë me vajzën shqiptare përmes rrjetit social “Facebook”, pasi nuk kishte asnjë mënyrë tjetër kontakti.

Kur policia është siguruar se ajo është e zonja e kuletës, ia kanë kthyer atë. Ndërkohë vajza është shprehur: “Nuk di sesi ta falënderoj atë zotëri, sapo kam ardhur në Itali për të takuar vëllain dhe jam gjendur pa dokumente dhe para”.

Burri i cili jeton pranë komisariatit, e gjeti portofolin në tokë pranë mbeturinave në Marassi, aty ku i jeton i biri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat