Itali, 34-vjeçari shqiptar me skuter aksidentohet për vdekje

Kronikë e zezë

Itali, 34-vjeçari shqiptar me skuter aksidentohet për vdekje

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 23:17
Ilustrim

Një 34-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Fondi përgjatë rrugës “Diversivo Acquachiara”.

I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një skuter dhe është përplasur me një kamion.

Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë pavarësisht ndihmës së shpejtë që i është dhënë.

Policia e Fondi është duke rindërtuar ngjarjen për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit, që i mori jetën 34 vjecarit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat