Greqi - Ekzekutohet pronari shqiptar i lokalit të natës në Glyfada

Kronikë e zezë

Greqi - Ekzekutohet pronari shqiptar i lokalit të natës në Glyfada

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën si rezultat i një atentati në një lokal nate në Glyfada të Athinës.

Tre persona të tjerë, një prej të cilëve shqiptar, kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spitale të zonës.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04,50 të mëngjesit të së dielës.

Dy persona me maska në fytyrë kanë qëndruar para lokalit me emrin “Joy Bar” dhe menjëherë kanë qëlluar kundër viktimës, shtetasit shqiptar me moshë 37 vjeç.

Viktima, që ishte dhe bashkëpronar i lokalit, ka marrë plagë të rënda në kraharor dhe si pasojë ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

Personat me maskë kanë shtënë dhe kundër një tjetri shtetas shqiptar, i cili është plagosur.

Si rezultat i rikoshetave janë plagosur dhe dy prej klientëve grekë të barit.

Menjëherë pas kësaj, atentatorët që vlerësohet se janë gjithashtu shtetas shqiptarë, janë larguar, ndërsa klientët kanë njoftuar policinë që ka mbërritur menjëherë.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa policia po shqyrton filmimet nga kamerat e sigurisë të barit, me shpresën se do të mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat