Tenton ta vrasë për shkak të mosmarrëveshjes, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Tenton ta vrasë për shkak të mosmarrëveshjes, arrestohen dy persona

Nga: Bota sot Më: 11 tetor 2017 Në ora: 10:41
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar dje në rrugën “Sala dhe Hamit Jashari” në Skenderaj pasi, njëri prej tyre ka provuar ta vrasë një të dyshuar tjetër.

Personat, sipas raportit policior kishin mosmarrëveshje në mes veti, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Gjatë kontrollit në shtëpinë përkatësisht në lokal e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta me tetë copë fishekë ndërsa në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat