I dënuari për vjedhje kapet me pistoletë në brez në qytet, arrestohet

Kronikë e zezë

I dënuari për vjedhje kapet me pistoletë në brez në qytet, arrestohet

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 01:11
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 34 vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Blutë arrestuan në flagrancë shtetasin Alban Skonja banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje me armë. Kapja e tij u bë në lagjen Nr.17 të qytetit.

“Bazuar në informacionet e disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip TT dhe 7 fishekë” thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat