Aksidenti në magjistralen Prizren-Gjakovë, humb jetën një 10-vjeçare

Kronikë e zezë

Aksidenti në magjistralen Prizren-Gjakovë, humb jetën një 10-vjeçare

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 18:27
Ilustrim

Në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 12:30 në magjistralen Prizren-Gjakovë, përkatësisht në fshatin Piran ka humbur jetën një fëmijë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Në aksident ka humbur jetën një vajzë e moshës 10 vjecare dhe pesë persona tjerë janë lënduar, por që tani janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, vetura është rrokullisur duke shkaktuar vetaksident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat