Poseduan marihuanë 1.59 gramë, arrestohen të dyshuarit

Kronikë e zezë

Poseduan marihuanë 1.59 gramë, arrestohen të dyshuarit

Nga: Bota sot Më: 18 tetor 2017 Në ora: 10:10
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar dje në stacion të autobusëve në Suharekë, pasi që gjatë kontrollit gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 1.59 gramë.

Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit tjetër ku gjatë kontrollit në veturën e tij VË Golf është gjetur dhe konfiskuar edhe 6.74 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat