Shfrytëzoi si prostitutë 30-vjeçaren, përfundon në prangat e policisë fieraku

Kronikë e zezë

Shfrytëzoi si prostitutë 30-vjeçaren, përfundon në prangat e policisë fieraku

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 10:58
Ilustrim

Një 34-vjeçar i identifikuar si Erald Xhukiçi ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Mësohet se personi i arrestuar, banues në lagjen “Kryengritja” ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen D.M, 30 vjeçe, banuese në Fier.

Njoftimi i policisë

Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për “Shfrytëzim prostitucioni”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-Erald Xhukiçi, 34 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja” Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën “Arrest me burg” për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen D.M, 30 vjeçe, banuese në Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat