Aksident i rëndë, makina përplas fëmijën

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, makina përplas fëmijën

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:31
Ilustrim

Një fëmijë është përplasur nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës.

27-vjeçari L.C., banues në Vlorë, akuzohet gjatë së martës në lagjen “24 Maji”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar fëmijën e mitur 2 vjeçe, banuese në Vlorë, njofton Policia.

Vogëlushja ndodhej në një karrocë fëmijësh, e shoqëruar nga e ëma, në momentin që është përplasur.

Për shkak të dëmtimeve të marra e mitura ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Ndërsa e ëma nuk është dëmtuar fizikisht.

Ndërkohë drejtuesit të mjetit, materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për ndjekje të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat