Rreth 11 kilogramë marihuanë janë konfiskuar dje në Merdar.
Droga është gjetur në automobilin e shqiptarit 49 vjeçar nga Gjakova me shtetësi çeke i cili po udhëtonte në Çeki, përcjell media kumtesën e Drejtorisë së Doganave të Serbisë.
Shtatë pako marihuanë, me gjithsej 11,32 kg, është gjetur në zbrazësitë fabrikore nën ulësen e shoferit e të bashkudhëtarit dhe në një valixhe në BMW-në me regjistrim të Çekisë me të cilin udhëtonte i dyshimit.
Rasti është në duar të policës e të Prokurorisë.