Goditet me eskavator një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Goditet me eskavator një person në Mitrovicë

Nga: B.S Më: 21 tetor 2017 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Një punëtor i një ndërmarrje, derisa ishte duke punuar me ekskavatorin e tij në Suhodoll të Mitrovicës, nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore në këmbë.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat