Vëllai vret vëllanë për një grua

Kronikë e zezë

Vëllai vret vëllanë për një grua

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 09:02
Ilustrim

Një krim pasioni ka ndodhur në një qytet të Rusisë, ku vëllai ka vrarë vëllanë jo për çështje pronash, siç ndodh zakonisht.

Policia rusë arrestoi një 36-vjeçar nga qyteti i Almetevskit, me akuzën e vrasjes së vëllait të tij 53-vjeçar të cilin e kishte hedhur më pas në lumë duke qenë brenda një automjeti.

Siç rezultoi nga hetimet, gruaja viktimës e braktisi atë 10 vjet më parë, për të jetuar me vëllain e tij më të vogël, vrasësin në këtë rast. Por më pasi ajo sërish i ishte rikthyer dhe dashurisë së vjetër, gjë që kishte çuar në sherrin mes dy vëllezërve, në pozita Romeoje.

Dhe ka kjo çuar në krimin e 24 shtatorit të këtij viti, ku më i vogli vëlla e goditi evlatin e tij 17 vjet më të madh se vetja duke i marrë jetën. Më pas, siç konkluduan hetimet, e morri trupin e pajetë të tij, e vuri në bagazhin e një Lade dhe e shtyu në lumë. Kur automjeti me trupin e pajetë u zbulura, vëllai vrasës pranoi gjithçka.

Është një histori që të kujton shprehjen “shershelafo”, në filmin “Kapedani”, ku aktori që e thotë e përkthen si “sebepi i sherrit është femra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat