Plagosen dy persona në Prizren

Kronikë e zezë

Plagosen dy persona në Prizren

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 10:20
Ilustrim

Pas një zënke në një lokal një person ka lenë të plagosur dy persona.

Në Rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren pas një zënke në një lokal në të cilin janë përfshirë katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër K/Shqiptare, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia njofton se tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar si “vrasje në tentativë-lëndim i rënd trupor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat