Serbi sulmon me thikë shqiptarin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Serbi sulmon me thikë shqiptarin në Prishtinë

Nga: Bota sot Më: 25 tetor 2017 Në ora: 11:52
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, pasi i njëjti ka sulmuar me thikë një person tjetër.

Raporti policor 24 orësh, thotë se i arrestuari është shtetas i Serbisë dhe  pas një mosmarrëveshje rreth një aksidenti në trafik ka sulmuar me mjet të mprehtë (skalper) viktimën mashkull shqiptar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat