Gjuajtje me armë në Gjakovë, një i lënduar

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Gjakovë, një i lënduar

Nga: Bota Sot Më: 26 tetor 2017 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjakovë, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, si pasojë e së cilës ka pësuar lëndime një person.

Siç thotë Policia në raportin 24-orësh, ngjarja ka ndodhur kur një mashkull i dyshuar shqiptar, derisa ka qenë me veturë, ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, përcjell Bota sot.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek ky tentim vrasje.

“Viktima ka pësuar lëndime të lehta në gishtat e këmbës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik”, ka thënë PK-ja./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat