Policia konfiskon armë dhe dokumente fals në Prishtinë dhe Podujevë

Kronikë e zezë

Policia konfiskon armë dhe dokumente fals në Prishtinë dhe Podujevë

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 10:09
Ilustrim

Policia raporton se dje gjatë kontrollove në Prishtinë dhe Podujevë në tri lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një pushkë gjuetie, 54 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar, disa pasaporta, leje qëndrimi, patentë shoferë, libreza qarkullimi të veturave dhe disa diploma të ndryshme.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat