Konfiskohen armë dhe substanca narkotike

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë dhe substanca narkotike

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 14:39
Armët e konfiskuara

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme në tri raste të ndara, kanë arrit që të konfiskojnë tri armë si dhe substanca të dyshuara narkotike.

Rasti (aksioni) i parë është realizuar në Lipjan saktësisht në  fshatin Baicë, ku nga policia me autorizim të prokurorit, është bërë  bastisja  e një shtëpie  dhe lokaleve përcjellëse.  

Në atë lokacion zyrtarët policorë  kanë gjet dhe konfiskuar: një pushkë  automatike  AK -  47 , pjesë të ndryshme të armëve të gjitha jofunksionale, dy bime të thata ( kanabis)  me gjatësi  70-120 cm, sasi të substancave të dyshuara narkotike (marihuanë) 38.4 gram, 10(dhjetë)cigare të mbështjella (substanca të dyshuara narkotike marihuanë) në sasi 10.7 gram.

 Rasti i dytë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që fillimisht është raportuar si gjuajtje me armë, ka ndodhur në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë.  Këtij rasti i janë përgjigjur zyrtarët policor, të cilët nga personi i dyshuar kanë sekuestruar: një revole të tipit TT si dhe  një karikator pa fishekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat