Aksident në autostradë në Maqedoni, një i vdekur dhe dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në autostradë në Maqedoni, një i vdekur dhe dy të lënduar

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 12:16
Ilustrim

Një aksident rrugor në autostradën “Gradsko-Veles” në Maqedoni ndodhi sot në mëngjes, ku një veturë BMW u rrokullis në korsi.

Nga aksidenti pësuan 3 persona, nga të cilët një mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar.

Sipas MPB-së aksidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit, diku 500 m nga pikëpagesa e Gradskos.

Personi që ngiste veturën me inicialet Ll. I. kishte humbur kontrollin e lëvizjes dhe kishte kaluar nga ana e majtë e korsisë.

Në veturë si bashkudhëtarë ishte personi me iniciale E.E. (24) nga Gostivari, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, përderisa nje grua e paidentifikuar dhe A.O. kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në qendrën medicinale në Veles, raportojnë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat