Prishtinë, një femër sulmoi fizikisht dy persona

Kronikë e zezë

Prishtinë, një femër sulmoi fizikisht dy persona

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 14:56
ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e saj 24 orësh se ka arrestuar një femër pasi ka sulmuar fizikisht një mashkull dhe një femër tjetër, rasti ka ndodhur në fshatin Llajshevc të Prishtinës.

Viktima mashkull ka pranuar edhe tretman mjekësor, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Llajshevc-Prishtinë- 28.10.2017-20:20. Dy viktimat njëri  mashkull K/Shqiptar dhe tjetra femër K/Shqiptar kanë njoftuar se janë sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K/Shqiptare. Viktima mashkull K/Shqiptar ka pranua tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat