Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për vrasje

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për vrasje

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 15:20
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve me inicialet B.R, Xh.R, M.R dhe F.R, lidhur me një vrasje, ndërsa kundër të pandehurit P.R, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë.

B.R, Xh.R dyshohet se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje por dyshohen edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Kurse, M.R dhe F.R dyshohen se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë në tentativë dhe veprën penale mbajtja në pronësi në kontroll në posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

“Të pandehurve B.R,Xh,M.R dhe F.R ju është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji dhe atë duke filluar prej datës 26.10.2017, deri me datën 26.11.2017, ndërsa për të pandehurin P.R, Gjykata urdhëron masën paraqitje në stacion policor, në kohëzgjatje prej 1 muaji dhe atë duke filluar prej datës 26.10.2017 deri me datën 26.11.2017. Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë së pandehurve në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat