Thikë në trup të riut, bie në pranga biznesmeni nga Vlora

Kronikë e zezë

Thikë në trup të riut, bie në pranga biznesmeni nga Vlora

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 17:51
ilustrim

Një person ka përfunduar në pranga të policisë së Fierit, pasi ka plagosur me thikë 27-vjeçarin S.Ç., banues në fshatin Samaticë, Berat.

I arrestuari është Albert Myrtaj, 47 vjeç, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e lokalit të agresorit, teksa viktima e sulmit ka shkuar për të konsumuar një pije nga ku dhe lindi konflikti.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, ndërsa 27-vjeçari është transportuar për në spital, ku edhe po merr kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat