Të riut i shkrumbojnë makinën natën, policia: Zjarr i qëllimshëm

Kronikë e zezë

Të riut i shkrumbojnë makinën natën, policia: Zjarr i qëllimshëm

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 08:25
Ilustrim i makinës së djegur

Nje djali te ri 25-vjecar i kane djegur automjetin gjate nates. Policia e Vlores njofton se ngjarja ka ndodhur rreth ores 03:00, në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo”.

“Eshtë djegur pothuajse plotësisht mjeti tip ”Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetasit M.D., 25 vjeç”- njofton policia.

Informacioni paraprak 

Më datë 31.10.2017, rreth orës 03:00, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo”, është djegur pothuajse plotësisht mjeti tip ”Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetasit M.D., 25 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet Policore sëbashku me shërbimin zjarrfikës, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimi paraprak i kqyrjes së mjetit dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat