Arrestohet punonjësi i Policisë, akuzohet për drogë

Kronikë e zezë

Arrestohet punonjësi i Policisë, akuzohet për drogë

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 14:07
Ilustrim

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar një punonjës të Policisë në Komisariatin e Durrësit për shitje narkotikësh, në pranga është vënë edhe 1 shtetasi, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Punonjësi i policisë i cili është arrestuar është  Fatmir Meço, 33-vjeça, ai akuzohet për ‘’Shpërdorim të detyrës’’ dhe ‘’Prodhim e shitje të narkotikëve’’. Gjithashtu u arrestua shtetasi Fitim Selaci 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona, A.M., 24 vjeç dhe R.T., 19 vjeç, me akuzën e ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’’.

Sipas policisë arrestimi i Meços u bë pas një hetimi disa mujor, zhvilluar me metoda speciale nga SHÇBA. Nga ky hetim rezultoi se efektivi i Komisariatit të Durrësit bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike.

Në banesën e shtetasit Fitim Selaci në Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 6.3 kg lëndë narkotike e llojit kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat