Zbulohet shkaku i vrasjes në Gjakovë

Kronikë e zezë

Zbulohet shkaku i vrasjes në Gjakovë

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Në orët e paradites së sotme Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Gjakovë ka marrë informata për një rast, gjuajtje me armë.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur në rrugën “Xhafer Lipoveci”, ndërsa me të dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vrasjen e një personi, rreth 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar edhe mjeku.

Po sipas Policisë, kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte dhe e ka qëlluar për vdekje viktimën.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuar është E.B ,kosovar/shqiptar i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë.

Ndër tjerash thuhet se deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e mëhershme për motive të ulëta.

Përveçse i dyshuari mbahet në ndalim policor, policia ka thënë se arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat