Tentoi të vriste një person, arrestohet në Kakavijë 24-vjeçari i shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Tentoi të vriste një person, arrestohet në Kakavijë 24-vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 14:27
Ilustrim

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Arrestimi i të riut u bë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Personi i arrestuar është Denis Imeri, banues në Memaliaj, i cili ishte depërtuar nga policia greke në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe pas intervistimit si edhe verifikimeve të bërë nga punonjësit e policisë në sitemin ”TIMS” rezultoi se ishte person në kërkim.

Imeri është dënuar me masën “Arrest me burg” në 28 prill 2017 nga Gjykata e Durrësit për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”,  “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake luftarake dhe municionit”.

Ndërsa në 5 maj 2017 është dënuar me masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat