Policia jep detaje shtesë për vrasjen në Gjakovë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje shtesë për vrasjen në Gjakovë

Nga: Bota Sot Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera për vrasjen e djeshme që ka ndodhur në Gjakovë, ku vdiq një 30-vjeçar.

Në raportin 24-orësh të PK-së, thuhet se i dyshuari për vrasje është paraqitur në polici dhe ka deklaruar motivet që kanë bërë të qëllojë viktimën, përcjell Bota sot.

“Rr. “Xhafer Lipovci”, Gjakovë 01.11.2017 – 09:40. I dyshuari mashkull K-Shqiptar është paraqitur në stacion policor dhe ka deklaruar se për motive të ulëta ka qëlluar me armë zjarrit viktimën mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 5 fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë Policia./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat