Policia po e heton vdekjen e një të miture, dyshohet për vetëvrasje

Kronikë e zezë

Policia po e heton vdekjen e një të miture, dyshohet për vetëvrasje

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 21:18
ilustrim

Një person i moshës së mitur në Klinë dyshohet të ketë kryer vetëvrasje gjatë orëve të mbrëmjes.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agron Galani.

Prokurori Galani nuk dha shumë detaje rreth rastit për të cilin tha se po cilësohet si “hetim i vdekjes”.

“Po mund ta konfirmoj, rasti është cilësuar si hetim i vdekjes. Për shkak se është i moshës se mitur nuk mund të japim detaje me shumë”, tha prokurori Agron Galani për KALLXO.com.

KALLXO.com mëson se viktima e mitur është e gjinisë femërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat