Dje në Gjakovë, janë arrestuar dy meshkuj shqiptarë, pasi atyre i është gjetur drogë e tipit marihuanë.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:48 në rrugën “Londra”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS