Aksident në Vlorë, përplaset këmbësorja

Kronikë e zezë

Aksident në Vlorë, përplaset këmbësorja

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 12:34
Ilustrim

Policia e Vlorës bën me dije se ditën e sotme, ka ndodhur një aksident, ku ka mbetur e plagosur një 39-vjeçare.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, tek ''rotondua e Çoles'', në rrugën Transballkanike, ku 39-vjeçarja me iniciale A.Ç është përplasur nga një mjeti.

Drejtuesi i mjetit pasi e ka aksidentuar e ka transportuar të dëmtuarën në Spital dhe më pas është larguar. Policia ka identifikuar targën e mjetit dhe të dhënat por për arsye hetimi nuk bëhen me dije.

Ajo ka marrë dëmtime të rënda por është jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se po punon për kapjen e autorit të ngjarjes  dhe  zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat