Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 14 fishek në një veturë në lagjen Ramadan Rexhepi në Ferizaj.
“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./BS