Ndërroi jetë një person pasi me veturë doli nga rruga dhe u përplas për bilbord

Kronikë e zezë

Ndërroi jetë një person pasi me veturë doli nga rruga dhe u përplas për bilbord

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 13:50
Ilustrim

Një person me iniciale Z.S nga Prilepi ka ndërruar jetë pas aksidentit që ndodhi në orën 01:00 të mëngjesit, në udhëkryqin e Shkupit “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe rruga e shërbimit që lidhet me rrugën rrethore “Nikola Karev” dhe “Belasica”.

Ai nërroi jetë pasi që duke vozitur me veturën e tij ka dalë nga rruga dhe i ka rënë shenjës së komunikacionit (bilbordit reklamë).

Vozitësi me veturën e ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Sv. Naum Ohridski”, ku është konstatuar vdekja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat