Kapen me heroinë, dy të arrestuar në Shkodër

Kronikë e zezë

Kapen me heroinë, dy të arrestuar në Shkodër

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 10:11
Ilustrim

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë dy shtetas D.Sh 24 vjeç dhe R.M 26 vjeç, të cilët janë kapur në flagrancë me 25.4 gramë lëndë narkotike Heroinë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek” të Shkodrës, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi të shtetasit D.Sh.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona cellular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat