Elbasan, plagosi një person, arrestohet 19-vjeçari

Kronikë e zezë

Elbasan, plagosi një person, arrestohet 19-vjeçari

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 11:34
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 19-vjeçar i akuzuar për “Plagosje të rëndë me dashje”.  Personi i arrestuar është Klajdi Budami, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me grushte një 27-vjeçar me inicialet A.D., banues në Elbasan duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Sipas policisë 27-vjeçari ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.  Materialet në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për “Plagosje të rëndë me dashje” Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Klajdi Budami, 19 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me grushta shtetasin A.D., 27 vjeç banues në Elbasan duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Shtetasi A.D, ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat