Arrestohet një person i dyshuar për grabitje të armatosur

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje të armatosur

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:30
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga tre personat e kërkuar për grabitje të armatosur në zonën industriale në Fushë Kosovë.

Me vendim të prokurorit, ndaj F. S., mashkull, 38-vjeç, shtetas i Kosovës, është shpallur masa e ndalimit 48 orësh.

Grabitja e armatosur ka ndodhur dje në një parking në zonën industriale, ku tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë arritur të grabisin nga viktimat një shumë të konsiderueshme parash dhe një çantë me dokumente personale.

Ndërkohë që njësitet policore kanë sekuestruar një veturë Golf 4, një pistoletë e kalibrit 8 mm, një pistoletë të plastikës (lodër),  një palë dorëza, dy kapela, si dhe çanta e viktimës së bashku me dokumentet personale.

Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat