Eksploziv makinës së një gruaje

Kronikë e zezë

Eksploziv makinës së një gruaje

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 08:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë ka shpërthyer në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur ne zonen e "Ujit te Ftohtë".

Njoftimi i Policisë"

Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ''Mercedes Benz'', ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.
Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ''Benz'', ka qënë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ''7Pallatet'', në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.
Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t'i kenë vendosur. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat