Arrestohen 3 persona për prostitucion në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohen 3 persona për prostitucion në Mitrovicë

Nga: Bota Sot Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar për marrje me prostitucion në Mitrovicë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, përcjell Bota sot.

“Pas hetimeve të zhvilluara me 09.11.2017 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat