Dy policë të veshur me rroba civile kanë ndaluar një veturë Opel, e drejtuar nga një mashkull pasi po voziste në trotuar duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.
Policia njofton se i dyshuari ka refuzuar t’iu jap dokumentet dhe i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, përcjell Bota sot.
Viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.