Aksident në Vushtrri, një i lënduar dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Aksident në Vushtrri, një i lënduar dërgohet në QKUK

Nga: Bota Sot Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Vushtrri, në mes të një veture civile dhe një këmbësoreje.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur e dyshuara femër K-Shqiptare, duke lëvizur me veturën Mercedes me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftim./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat