Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti ka sulmuar nënën e tij.
Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Bota sot.
“Rr. Mark Lleshi, Gjakovë 10.11.2017-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmua fizikisht nenën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS