Aksidentohen tre mjete në Rinas, disa të plagosur

Kronikë e zezë

Aksidentohen tre mjete në Rinas, disa të plagosur

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 11:39
Ilustrim

Një aksident është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në Rinas. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të aeroportit. Në aksident janë përfshirë tre automjete.

JOQ ka publikuar disa fotot, ku shihen edhe tre automjetet që janë përplasur. Ndërkohë dëshmitarët në vendin e ngjarjes pohojnë se disa persona u plagosën.

Në tre automjetet, gjithsej udhëtonin katër persona, tre të rritur dhe një fëmijë rreth 13 vjeç, të cilët janë lënduar si pasojë e aksidentit. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës në lidhje me këtë aksident si dhe shkaqet e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat