Vrasja e shqiptarit në Kretë, zbulohen pamje nga vendi i krimit

Kronikë e zezë

Vrasja e shqiptarit në Kretë, zbulohen pamje nga vendi i krimit

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 12:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur pas vrasjes së një shqiptari në Kretë nga një vajzë 26 vjeçe. Mediat lokale kanë sjellë edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas tyre ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, kur shqiptari 35-vjeçar, baba i dy fëmijëve është qëlluar disa herë me thikë nga fqinja e tij, një 26-vjeçare përdoruese droge. Ajo ishte duke ulëritur me zë të lartë në kohën kur shqiptari kishte shkuar për ta qetësuar.

Gruaja e re, e cila është një përdoruese kronik e drogës, ishte në krizë dhe filloi të bërtiste dhe dëmtonte cilindo që i dilte përpara.

Kur babai i dy fëmijëve i ka shkruar pranë, ajo ka marrë një thikë nga kuzhina dhe e ka qëlluar disa herë në kraharor. Edhe pse ndihma e shpejtë i është dhënë, shqiptari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat